TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2023, 20:26

Nuk ka fitues në “Etihad”, Siti ndalet nga Totenhemi, arbitri kryesor tërbon Halandin & Co duke ndaluar golin e katërt me vendimin më të pabesueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në “Etihad”, Siti ndalet nga Totenhemi, arbitri

Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk ia ka dalë që të fitojë në shtëpi ndaj Totenhemit. Një superndeshje që prodhoi spektakël me 6 gola, por që në fund skuadrat morën nga një pikë. Ndeshja e javës së 14 të Premier Ligës ishte dramatike, pasi nisi shpejt me golin e Totenhemit dhe u mbyll po me golin e londinezëve. 
 
Golin e barazimit 3-3, Totenhemi e realizoi në minutën e 90 me Dejan Kulusevski. Londinezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me Son Heung-Min, i cili tre minuta më vonë shkaktoi autogol duke barazuar rezultatin në 1-1. 

Në minutën e 31, Siti kaloi në avantazh me golin e Foden. Lo Çelso barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 69. Në minutën e 81 Grilish kaloi ekipin e Guardiolës në epërsi, por as kjo nuk mjaftoi që Siti të fitonte, pasi u barazua në fund të takimit nga Totenhemi. 

Megjithatë, në minutën e 94 një vendim i arbitrit kryesor tronditi “Etihad Stadium”, futbollistët dhe Guardiolën.

Arbitri kryesor Simon Hoper, pasi Halandit i shkaktohet faull në mesfushë në kundërsulm, vazhdoi lojen për avantazh dhe topi përfundon në këmbët e Grealish që u nis i vetëm perpara portierit Vikario. Por, arbitri ndërron mendje dhe vërshëlleu faullin. Guardiola gati të hynte në fushë, Haland e ofendoi me të madhe dhe nervat nuk i ranë as pas përfundimit të ndeshjes, me stadiumin qe bërtiti “Vjedhje, vjedhje!”… 


Me këtë barazim, Mançester Siti mban vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Totenhemi renditet i pesti me 27 pikë.  

mançester siti totenhem premier liga

Lini një Përgjigje