TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 19:32

Nuk ka fitues në supersfidën e Premier Ligës, Junajtid ndal Liverpulin kryesues

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në supersfidën e Premier Ligës, Junajtid ndal

Liverpuli dhe Mançester Juanjtid kanë mbyllur supersfidën e vlefshme për javën e 20 të Premier Ligës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield Road” të Liverpulit, përfundoi me shifrat 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të mbrojtësit Lisandro Martinez. Liverpuli në krahun tjetër u ringjall duke përmbysur me Gakpo dhe Salah. Por Amad Dialo riktheu barasepshën në minutën e 80 duke dërguar shifrat në 2-2.

Me këtë barazim, Liverpuli mbetet në vendin e parë me 46 pikë, 6 më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Mançester Junajtid me 23 pikë është në vendin e 13.

liverpul mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje