TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 15:52

Nuk ka fitues në Vorë, Shqipëria U-21 dhe Moldavia U-21 shtrëngojnë duart

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në Vorë, Shqipëria U-21 dhe Moldavia U-21

Përfundon miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe Moldavisë U-21. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Vorës është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e Alban Bushit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë. Rashica ktheu në gol një penallti të fituar nga vetë ai.

Me fitoren e kuqezinjve u mbyll edhe pjesa e parë e takimit. Miqtë barazuan shifrat në pjesën e dytë dhe më konkretisht në minutën e 79. I ardhur nga stoli, Kostin ia doli të mposhtte portierin Sina.

shqipëria u-21 moldavia u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje