TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 22:14

Nuk ka përmbysje rezultati! Tirana “dorëzohet pa kushte” përballë Beshiktashit, bardheblutë eliminohen nga Liga e Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka përmbysje rezultati! Tirana “dorëzohet pa kushte”

Nuk ka përmbysje rezultati! Tirana eliminohet nga Liga e Konferencës. Pasi u mundën në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, bardheblutë janë mposhtur edhe në takimin e kthimit nga Beshiktashi. Turqit triumfuan në “Air Albania” me rezultatin e pastër 0-2.

Skuadra e Senol Gynesh ndëshkoi nënkampionët e Shqipërisë në minutën e 57. Pas zhvillimit të goditjes së këndit, Amartej tundi rrjetën me kokë.


Në minutën e 76, Beshiktashi i dha “knock out-in” përfundimtar Tiranës. Një largim i gabuar nga mbrojtja bëri që topi të shkonte tek Abubakar, i cili gjuajti fluturimthi dhe dyfishoi shifrat.


Nënkampionët e Shqipërisë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 19 të ndeshjes. Hasani harkoi në zonë, por Deliu nuk gjeti portën në tentativën e tij me kokë.


Në minutën e 31, portieri Selmani nuk mundi të vazhdonte më dhe la fushën e lojës me barrelë. Në vend të tij hyri në fushë Iljon Lika.


Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë, pasi dy tifozëritë u përplasën në “Air Albania”. Ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike të hedhura në fushë.

UEFA zhvilloi një mbeldhje urgjente në zyrë, ku bëri thirrje se nëse kjo ripërsëritej, UEFA do të merreshin masa edhe më të rënda.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Beshiktashi do të ndeshet me Neftçi Baku të Azerbajxhanit.

tirana beshiktash liga e konferencës

Lini një Përgjigje