TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2023, 15:57

Pak ditë më parë shkarkuan Edi Rejën, skuadra sllovene i beson stolin një trajneri shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Pak ditë më parë shkarkuan Edi Rejën, skuadra sllovene i

Aventura e Edi Rejës në stolin e ND Gorica zgjati pak më shumë se një muaj e gjysmë.

Klubi slloven njoftoi ndarjen nga trajneri italian dhe ndihmësit e tij përmes një reagimi në faqen zyrtare.

Reja e ka drejtuar Goricën në 7 ndeshje dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur 2 fitore, një barazim dhe 4 humbje. Asistentët e tij Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari gjithashtu do të largohen nga klubi. Ne e falenderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë fat në sfidat e tij të ardhshme”, bën me dije klubi i ND Gorica.

Megjithatë pas shkarkimit të Rejës, klubi slloven ia ka besuar drejtimin e skuadrës një trajneri me origjinë shqiptare.

50-vjeçari Agron Salja, i cili më herët ka drejtuar skuadrën e NK Celje si dhe kombëtaret  U-17 dhe U-19 të Sllovenisë, do të drejtojë skuadrën e ND Gorica.

Aktualisht skuadra sllovene mban vendin e 9 në tabelën e klasifikimit me 22 pikë, pas 31 javësh të zhvilluara.

Pak ditë më parë shkarkuan Edi Rejën, skuadra sllovene i

edi reja nd gorica skuadra sllovene agron salja

Lini një Përgjigje