Sport 6 Mars 2023, 18:11

“Paqe” në Durrës, Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Shkruar nga Pamfleti

“Paqe” në Durrës, Teuta dhe Vllaznia ndajnë

Teuta dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Durrës, në ndeshjen e javës së 24 të Superligës Shqiptare.

Në pjesën e parë u shënuan të dy golat, Shkodranët finalizuan më së miri një aksion në minutën e 15-të, ku Esat Mala u gjend në vendin dhe kohën e duhur, për të ndëshkuar portierin kundërshtar dhe për të çuar shifrat në 0-1.


Por durrsakët nuk u dorëzuan, pasi Sherif Kallaku, njeriu i momentit te Teuta ia doli të bëjë gjithçka mirë edhe sot, pasi vendosi ekuilibrat pas gjysmë ore lojë.


Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1 me skuadrat që u munduan të ruajnë balancat. Pjesa e dytë nisi me dy skuadrat duke u munduar të jenë të kujdesshme për të mos rrezikuar 1-pikëshin.

Me shifrat e barabarta, të dyja skuadrat u kujdesën që të mos pësojnë golin e dytë. Ekipi i Josës është në vendin e katërt me 36 pikë, sakaq të besuarit e Martinit janë në vendin e gjashtë me 32 pikë.

teuta vllaznia superiore