Sport 7 Prill 2024, 22:00

Partizani dhe Vllaznia luajnë vetëm një pjesë, dy skuadrat “shtrëngojnë” duart në ‘Air Albania’

Shkruar nga Pamfleti

Partizani dhe Vllaznia luajnë vetëm një pjesë, dy skuadrat

Partizani dhe Vllaznia barazuan 0-0 në “Air Albania”, në përballjen e javës së 30 të Abissnet Superiore. Në minutën e 16, Skuka nuk shfrytëzoi si duhet një top të dërguar nga Atanaskoski, duke shkaktuar kështu drithërima në stadium. Pak më pas, ekipi i Osmanit u shfaq rrezikshëm me Bekim Balaj.

Pas gjysmë ore lojë, kryeqytetasit “flirtuan” me golin, por vetëm shtylla ndali goditjen e Murataj. Në minutën e 37, një top në zonë rezultoi si një penallti në lëvizje për Alivodën, por ky i fundit nuk realizoi dot përballë portierit. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve në të dyja krahët. Vllaznia mban vendin e dytë në rënditje me 51 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të 3.

partizani vllaznia abissnet superiore