TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 16:01

Pas Brojës e Dakut dëmtohet edhe Rei Manaj, Silvinjo tronditet para “play off”-it me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Brojës e Dakut dëmtohet edhe Rei Manaj, Silvinjo tronditet para

Kombëtarja shqiptare mund të përballet me mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv për ndeshjen ndaj Polonisë. Pas Armando Brojës dhe Mirlind Dakut, të cilët janë ende në pikëpyetje për shkak të dëmtimeve, trajneri Silvinjo ka marrë një tjetër lajm të keq: Rei Manaj ka probleme fizike.

Sulmuesi i Sivasporit mungoi edhe në ndeshjen e sotme të kampionatit turk ndaj Hatajasporit, sfidë që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 1-2. Mediat turke raportojnë se 29-vjeçari ka pësuar një dëmtim në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi i klubit ka vendosur që Manaj të pushojë për disa ditë për t’u rikuperuar nga problemi fizik. Kjo situatë shton dyshimet për praninë e tij në grumbullimin e radhës të Kombëtares shqiptare.

Nëse konfirmohet mungesa e tij, Shqipëria mund të përballet me një krizë në sulm, duke qenë se edhe Armando Broja dhe Mirlind Daku janë në proces rikuperimi dhe ende nuk dihet nëse do të jenë gati për sfidën ndaj Polonisë.

Rei Manaj ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit kuqezi në kualifikueset e Botërorit 2026. Ai u bë protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovc, ku shënoi golin e vetëm të takimit dhe i dha Shqipërisë fitoren 0-1.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare armando broja

Lini një Përgjigje