TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 13:41

Irani e konfirmon: Nuk do të marrim pjesë në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Irani e konfirmon: Nuk do të marrim pjesë në Kupën e

Irani ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës. Autoritetet iraniane e lidhin këtë vendim me tensionet e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe me situatën e konfliktit që, sipas tyre, ka goditur vendin gjatë muajve të fundit.

Gjatë një deklarate në televizion, ministri Ahmad Donjamali tha se qeveria iraniane nuk e konsideron të mundshme pjesëmarrjen në këtë turne ndërkombëtar në kushtet aktuale politike dhe ushtarake. Ai e lidhi këtë qëndrim me përplasjet e forta me Uashingtonin dhe me vrasjen e udhëheqësit të tyre, për të cilën fajësoi autoritetet amerikane.

Sipas ministrit, situata në vend mbetet e rënduar për shkak të zhvillimeve të fundit. Ai theksoi se Irani është përfshirë në dy luftëra brenda një periudhe prej tetë ose nëntë muajsh. Këto përplasje, sipas tij, kanë shkaktuar pasoja të rënda për popullsinë civile.

Donjamali deklaroi gjithashtu se mijëra qytetarë iranianë kanë humbur jetën gjatë këtyre konflikteve. Në këtë kontekst, ai argumentoi se vendi nuk ka kushtet për të marrë pjesë në një aktivitet sportiv ndërkombëtar si Kupa e Botës.

Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është, sigurisht, i mirëpritur të garojë në turneun në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Ahmad Doyanmali, Ministri i Sportit i Iranit, këmbënguli në një intervistë me ‘DPA’ mbi vendimin për të mos marrë pjesë në Kupën e Botës:

"Meqenëse kjo qeveri e korruptuar ka vrarë udhëheqësin tonë, nuk ka kushte sipas të cilave ne mund të marrim pjesë në Kupën e Botës.Nëse vendi pritës do të ishte ndryshe, bashkësia ndërkombëtare me siguri do të kishte reaguar dhe do të kishte tërhequr të drejtat e organizimit”, thuhet se sugjeroi gjithashtu Ministri iranian i Sportit .

 

 

 

kombetarja e iranit kupa e botes

Lini një Përgjigje