TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 19:47

Pas Kristjanit, një tjetër Asllani në kombëtaren shqiptare; vëllai i tij në fushë me fanelën kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kristjanit, një tjetër Asllani në kombëtaren shqiptare;

Federata Shqiptare e Futbollit po vijon me seleksionimet “Open Stage” të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009.

Një ndër ta ishte edhe vëllai i Kristjan Asllanit, Leonardo. Ky i fundit është parë në fushë me Kombëtaren shqiptare të të rinjve, pra të futbollistëve të seleksionuar. Me numrin “14” dhe një stil goditje ashtu si mesfushori i Torinos, Leonardo duket të jetë në hapat e të vëllait.

Futbollistët e rinj u zhvilluan, u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike.

Pas Kristjanit, një tjetër Asllani në kombëtaren shqiptare;

leonardo asllani vëllai i kristjan asllanit

Lini një Përgjigje