TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 17:46

Sulmuesi që refuzoi Shqipërinë për Gjermaninë bën prapakthehu, kërkon rikthimin në Bavari

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi që refuzoi Shqipërinë për Gjermaninë bën

Mërgim Berisha mund të rikthehet përsëri tek Augsburgu. Sulmuesi me origjinë shqiptare nuk është aspak i kënaqur te Hofenhajmi, klub që i zotëron kartonin dhe për këtë arsye mendon rikthimin në Bavari.

Augsburgu është gati që ta rikthejë, duke ditur edhe marrëdhëniet e mira që kanë me futbollistin 27-vjeçar. Kujtojmë se Berisha u shit nga Augsburgu te Hofenhajmi në vitin 2023, për plot 14 milionë euro.

Megjithatë, “blutë” e Bundesligës e huazuan përsëri te klubi ku e morën, për ta rikthyer në qershor të këtij viti. Tashmë pritet të shihet nëse rikthimi do të ndodhë që në merkaton e janarit, apo do të pritet vera.

Kujtojmë se Berisha njihet gjerësisht edhe nga shqiptarët, pasi në të shkuarën refuzoi si Kosovën edhe Kombëtaren shqiptare, për të përfaqësuar “Pancerat”.

mërgim berisha sulmuesi shqiptar augsburg

Lini një Përgjigje