TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 18:33

Ish-sulmuesi i kombëtares dhe Juves planifikon rikthimin në Europë, 27-vjeçari kërkohet edhe nga fqinjët tanë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i kombëtares dhe Juves planifikon rikthimin në

Xhakomo Vrioni do të rikthehet në Europë. Këto janë raportimet e fundit për ish-sulmuesin e Kombëtares dhe Juventusit, që së fundmi e mbylli me Montrealin në Amerikë.

Për Vrionin janë përfolur disa destinacione, si Belgjika, Greqia, Polonia dhe Turqia. Po ashtu nuk përjashtohet rikthimi në Itali.

27-vjeçari u zhvendos në Amerikë nga vera e vitit 2022. Nga kampionati amerikan do të largohet me kujtimin e 19 golave në 76 ndeshje.

Duket se Vrioni kërkon të rikthehet në Europë, për të bërë sërish mirë. Sezonin më të mirë e kaloi me Tirolin në Austri ku shënoi 17 gola dhe asistoi gjashtë të tjerë në 30 ndeshje.

xhakomo vrioni ish-sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje