Sport24 Nëntor 2023, 20:38

Pep Guardiola vihet në shënjestër të policisë spanjolle, trajneri i Sitit akuzohet për lidhje me terrorizmin

Shkruar nga Pamfleti

Pep Guardiola vihet në shënjestër të policisë

Trajneri i Mançester Sitit, është në shënjestër në një raport të policisë spanjolle për lidhjet e tij me “Tsunami Demokratik”, një lëvizje për pavarësinë e Katalonjës, e cila akuzohet për terrorizëm.

Në një raport të autoriteteve shkruhet se lëvizja nisi “një fushatë të fortë mediatike të promovuar nga organet më të larta politike dhe sektorët e pavarësisë civile”, duke përfshirë Guardiolën, i cili “nuk ngurroi ta vinte zërin e tij në dispozicion të “Tsunamit demokratik”, duke iu bashkuar kërkesave të tyre dhe duke inkurajuar popullsinë katalanase që të rebelohet kundër shtetit të së drejtës”.

I njëjti dokument thekson gjithashtu praninë e teknikut “në ngjarje në favor të së drejtës për vetëvendosje, duke qenë deri më sot një nga fytyrat më të dukshme të procesit të pavarësisë në nivel ndërkombëtar”.

Duhet theksuar se videoja e lëvizjes është publikuar në vitin 2019, e cila po hetohet nga gjyqtari Garsia Kastejon, me akuzën e terrorizmit.

pep guardiola trajneri i mançester sitit