TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 18:03

“Përballemi kundër klubit që luan në ligën më të lartë në Shqipëri”, Interi zyrtarizon miqësoren me Egnatian: Ruajeni datën

Shkruar nga Pamfleti

“Përballemi kundër klubit që luan në ligën

Interi do të presë në një miqësore luksi skuadrën e Egnatias në Itali. Lajmi i publikuar prej ditësh, tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi zikaltër që njofton se në datën 13 gusht, do të luhet miqësorja me Egnatian në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara.

“Ruajeni datën”, shkruan klubi zikaltër në rrjetet sociale teksa në sajtin zyrtar ka dhënë edhe detaje për ndeshjen.

Interi që do të luajë ndaj Salzburgut në Austri në datën 9 gusht, do të presë një tjetër miqësore që do të mbyllë parasezonin. Të dielën e datës 13 gusht në orën 20:00, në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara, zikaltërit do të përballen me ‘Klubi Sportiv Egnatia’, një klub nga Rrogozhina që luan në ligën më të lartë në Shqipëri”, shkruan Interi në njoftimin zyrtar.

“Përballemi kundër klubit që luan në ligën

inter egnatia ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje