TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 14:26

U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 68-vjeçari në Përmet 

Shkruar nga Pamfleti
U godit nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën
Foto ilustruese

Një 68-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Përmet, në një ngjarje që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga goditja e rrufesë.

Viktima është identifikuar si Syrja Karati, banues në Ballaban. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në zonën e quajtur Zaçe Be, në Malin e Trebeshinës, ku kishte nxjerrë bagëtitë për kullotë, kur u godit nga një shkarkesë elektrike gjatë motit të keq.

Për pasojë, 68-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit. Nga verifikimet e para, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga rrufeja. 

humb jeten nga rrufeja 68 vjecari ne permet

Lini një Përgjigje