
Shqipëria është shumë më e madhe se PD-ja dhe çdo parti tjetër politike, që nëpërmjet lojërave dhe pazareve të ndyra mes palëve mbajnë peng Shqipërinë prej pesë palë zgjedhjesh, duke zëvendësuar të zgjedhurit e qytetarëve me disa servilë të qelbur të kryetarëve të partive.
Partia Demokratike duhet ta mbështesë fort dhe publikisht protestën, duke propozuar në Parlament, si nisma ligjore, të gjitha kërkesat legjitime të protestuesve, nga referendumi, ndryshimi i Kodit Zgjedhor bastard e deri tek abrogimi i të gjitha ligjeve hajdute për investitorët strategjikë, zonat e mbrojtura, "Shqipëria 1 euro" e deri tek Paketa e Maleve, që u shërben vetëm halleve.
Partia Demokratike nuk duhet të ngelë "peng" i një grushti bythecësh deputetësh servilë të pështirë, që prej vitesh bëjnë pazar me Ramën për një karrige të qelbur në Parlament.
Partia Demokratike duhet të kërkojë ndjesë publike sa më shpejt për pazarin e pistë të prillit 2008, që vrau sovranitetin e votës së shqiptarëve dhe ngriti në sistem autokracinë, duke zëvendësuar demokracinë me kryetarokracinë.
Partia Demokratike duhet të kërkojë ndjesë publike sa nuk është vonë për pazarin e qelbur të korrikut 2024, kur bashkoi votat me Ramën për të mbyllur përsëri listat për deputetë, për hatër të disa Gazrave, Oerdeve e kompani dhe një grushti vemjesh që kanë frikë votën e qytetarëve.
Partia Demokratike duhet ta mbështesë protestën fort edhe në kërkesën më politike të kësaj proteste, për t'u ofruar mundësinë shqiptarëve që të shkulin nga rrënjët këtë sistem politik kalbësirë e të kapur në çdo hallkë, edhe nëse ka kosto për veten e saj.
Shqipëria është shumë më e madhe se PD-ja dhe çdo parti tjetër politike, që nëpërmjet lojërave dhe pazareve të ndyra mes palëve mbajnë peng Shqipërinë prej pesë palë zgjedhjesh, duke zëvendësuar të zgjedhurit e qytetarëve me disa servilë të qelbur të kryetarëve të partive.
Kjo protestë duhet lexuar jo vetëm si revoltë qytetare ndaj arrogancës dhe babëzisë së pushtetit absolut të Ramës në 13 vite dhe zgjim i nervit qytetar ndaj vjedhjeve galopante, por edhe si mllef e mosbesim ndaj çdo pazari që opozita në këto 13 vite ka bërë me pushtetin për interesat e një grushti njerëzish pa moral, pa dinjitet, pa karakter e pa këllqe për t'u përballur me qytetarët dhe që kanë frikë nga vota e qytetarëve.
Kjo protestë, teorikisht dhe formalisht, është kundër qeverisë dhe pushtetit 13-vjeçar të Ramës, por faktikisht është një protestë që, për një muaj rresht, ka zëvendësuar opozitën, pra Partinë Demokratike, nëse mendojmë dhe besojmë që në ballë të kundërshtimit të qeverisë duhet të jetë opozita.
Partia Demokratike duhet të ndryshojë jo vetëm qasjen ndaj qytetarëve, por urgjentisht edhe "surratin" me të cilin prezantohet tek qytetarët, se ndryshe, për çdo ditë që kalon, sfumohet, zvogëlohet dhe shtohet mosbesimi e dyshimi se opozita është palë me pushtetin.
Nuk ka më fatkeqësi për çdo opozitë kur urrejtja e qytetarëve është gati e barabartë me atë për pushtetin.
Kjo është vrasje e shpresës dhe mungesë e theksuar besimi.
Partia Demokratike, më datë 1 korrik, ka zgjedhjet për kupolën e saj drejtuese dhe, nëse përpiqet të ruajë "ekuilibrat" boshë duke mbajtur të njëjtën "fytyrë" në këtë kupolë politike ose përpiqet të zëvendësojë disa vemje pa peshë me disa debilë funksionalë politikë për të kënaqur interesat apo orekset e grupeve të vogla të shoqërisë së vjetër, me idenë se po "ndryshon", do të bëjë një vetëvrasje tjetër politike shumë më të rëndë se djegia e mandateve, falja e bashkive apo 8 janari 2022, kur "pro-amerikanët" e Lulit dhe Gazit me kompani blinduan dyert dhe rrahën me shkopinj e helmuan me gaz demokratët që do hanin bar, sipas fundërrinës Yuri Kim, pronarja e dy anijeve rrangallë nga Bangladeshi, që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 100 milionë euro.
Partia Demokratike nuk duhet të jetë strehë për butakët që lëpihen me turne ndaj kujtdo kryetari, dje Bashës e sot Berishës, vetëm për një karrige të qelbur.
Partia Demokratike duhet të bëjë opozitë reale ndaj çdo afere korruptive dhe ndaj kujtdo oligarku, e jo selektive sipas ngrohjes së xhepave të atyre që mendojnë se përfaqësojnë opozitën, se ndryshe kjo protestë, apo çdo protestë tjetër, më fort se pushtetin do të "kafshojë" opozitën.
Kushdo që mendon se është opozitar dhe nuk ka frikë nga qytetarët dhe vota e tyre duhet të jetë në protestë dhe pro të gjitha kërkesave të kësaj proteste.
Unë e di mirë, si çdo shqiptar, që çdo zgjidhje vjen nga zgjedhjet dhe zgjedhjet duhet të jenë "pronë" vetëm e qytetarëve me votën e tyre.
Çdo pazar tjetër i pistë apo akrobaci politike për të prishur këtë rregull bazë të demokracisë do të marrë një përgjigje drastike në zgjedhjet e radhës, kurdo që ato të jenë, sa që do të habiten të gjithë "baballarët" dhe "mamallarët" e pseudoreformave të ndyra të këtyre 20 viteve "bashkëjetesë" mes palaçove që ua kanë shitur shqiptarëve si "bashkëpunim" për Shqipërinë.
E di që do të mërziten jo pak lëpirës dhe kërmij politikë, por as ma ndjen fare, se "fatkeqësisht" koha më ka dhënë të drejtë në çdo qëndrim timin në këto 10 vite, edhe pse në momentin kur kam mbajtur qëndrim jam parë e gjykuar si "armik".
Të shprehësh atë që ndjen dhe të thuash një realitet që mendon se është i vërtetë është ushqimi më i mirë për të rritur e shumuar "armiq" ndaj vetes, por unë kam "paguar" dhe do të "paguaj" me qejf koston e lirisë sime.
Në komunizëm kush fliste fshehurazi dënohej hapur, në këtë mender demokraci kush flet hapur dënohet fshehurazi.
Qentë pothuajse janë të njëjtët, por kanë ndryshuar "stilin" e kafshimit.
E ke shumë mirë, të tillë janë. Por besoj se e di po aq shumë mirë që në autokraci vetëm një person e ka fajin. Kur themi partia nënkuptojmë Leninin, kur themi Lniini nënkuptojmë partinë (V. Majakovski).