
Florentino Perez duket se është lodhur me tekat e vazhdueshme të Vinicius Zhunior, ndaj ka vendosur shitjen e brazilianit gjatë verës së ardhshme, sipas asaj që raporton “Bild”.
Prej kohësh, drejtuesit e “Los Blancos” po negociojnë me përfaqësuesit e Vinicius Zhunior, për rinovimin e kontratës së brazilianit, e cila skadon në vitin 2027, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
Arsyeja kryesore e mosrinovimit deri tani janë tekat e vazhdueshme të Vinicius Zhunior, i cili kërkon të jetë lojtari më i paguar te madrilenët, plus dhe bonuse të tjera të shumta.
Në këtë situatë, Florentino Perez ka vendosur të nxjerrë në shitje Vinicius. Reali i Madridit pret të përfitojë rreth 150 milionë euro nga shitja e brazilianit. Për të ka interes të madh nga klubet arabe, por edhe gjigantët e Europës si Çelsi, PSG apo dhe Mançester Junajtid.
Lini një Përgjigje