
Përfundon pjesa e parë e grupit E e vlefshme për Kampionatin Europian. Belgjika ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 përballë Rumanisë.
Ekipi i drejtuar nga tekniku Tedesko arriti të zhbllokonte që në minutën e 2 sfidën, duke lënë pas krahëve gjithçka ndodhi në ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë.
Një aksion perfekt i “Djajve” u finalizua nga fantazisti i mesfushës, Juri Tielemans, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi, pasi Belgjika kërkon me çdo kusht fitoren për të synuar kualifikimin për në raundin e 1/16.
????????| GOAL: TIELEMANS GIVES BELGIUM THE LEAD!!
— CentreGoals. (@centregoals) June 22, 2024
Belgium 1-0 Romania
pic.twitter.com/9QXbaq9xBo
Lini një Përgjigje