Sport22 Qershor 2024, 21:22

Prestigjiozja italiane “ngre në qiell” Mario Mitajn: Ka potencial, mbrojtësi shqiptar premton karrierë të madhe

Shkruar nga Pamfleti

Prestigjiozja italiane “ngre në qiell” Mario Mitajn: Ka

Prestigjozja sportive italiane “Corriere dello Sport” i ka kushtuar një shkrim Mario Mitajt, të cilin e vendos në vitrinën e merkatos së futbollit europian, duke e lartësuar si mbrojtës të majtë.

Roli i mbrojtësit të majtë është një nga më të kërkuarit në treg. Ata kushtojnë shumë, mjafton të kujtojmë Josko Gvardiol (i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës) te Teo Hernandez, nga Alfonso Devis te Nunjo Mendes.

Gjetja e një mbrojtësi të majtë me kosto të arsyeshme është mision kompleks. Në Kampionatin Europian, mes të vëzhguarve posaçërisht është Mario Mitaj, 20 vjeçari shqiptar, i cili luan në Rusi për Lokomotivën e Moskës.

Ai vuajti kundër Italisë, por në ndeshjen ndaj Kroacisë, të barazuar 2-2, tregoi se ka cilësi interesante, ritëm, ndryshime marshesh dhe drejtimi, shtytje e vazhdueshme përpara.

Ai ka lindur në Athinë më 6 gusht 2003, por ka zgjedhur kombësinë e prindërve të tij. Trajneri Silvinjo është i bindur se ai ka potencialin për një karrierë të nivelit të lartë.

Mësohet se iu është propozuar Bolonjës dhe Lacios në Serinë A. Ai luajti për AEK-un e Athinës, klub i cili e pa të rritej dhe i hapi dyert e profesionalizmit, duke pritur që ta shiste te Lokomotiva e Moskës më 2022 për 3 milionë euro.

Mario Mitaj është 1.80 metra i gjatë dhe tregon besim të madh me topin në këmbë. 29 ndeshje në sezonin e fundit me klubin rus, gjë që e bëri atë të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2027”, shkruan ‘Corriere’, që ka zgjedhur një foto të Mitaj krah Modriç.

Kujtojmë se Juventusi, Bolonja dhe Lacio janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për kartonin e tij.

mario mitaj mbrojtësi shqiptar