
Bajerni i Mynihut ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligën gjermane.
“Rekordmenët” gjermanë kanë përmbysur shifrat duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Borusia Mynshengladbah.
Një fitore e vuajtur për skuadrën e Tuhel, që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes nga këmbët e një 18-vjeçari.
Pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favor të vendasve, pas një goli shumë të bukur me kokë të Itakurës në minutën e 30.
Kundërpërgjigjja e Bajernit erdhi në minutën e 58 me një Sane, që dërgoi topin në rrjetë me një finalizim të bukur.
Në minutën e 87 erdhi edhe episodi që vendosi ndeshjen. Tel, 18-vjeç, i aktivizuar në minutën e 81, realizoi golin e fitores.
Kështu bavarezët ngjiten në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa edhe Bajer Leverkusen.
Lini një Përgjigje