TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 22:38

Kosova i nis kualifikueset e Botërorit në mënyrën më të keqe, “Dardanët” mposhten me poker nga Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit

Shkruar nga Pamfleti

Kosova i nis kualifikueset e Botërorit në mënyrën më

Kosova i ka nisur kualifikueset për Botërorin 2026 në mënyrën më të keqe, pasi është mposhtur nga Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me rezultatin e thellë 4-0 . Skuadra helvete kompletoi “pokerin” që në pjesën e parë, teksa mbrojtja e “Dardanëve” ishte thuajse inekzistente, ashtu si edhe sulmi “ngacmoi” pak fare portën e Somer.

Edhe pse prezenca e tifozëve shqiptarë në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës ishte e madhe në stadiumin “St. Jakob Park”, kombëtarja e Franko Fodës nuk tregoi thuajse asgjë.

Një 4-0 që në 45 minutat e para ishte mëse i merituar për volumin e lojës së krijuar nga vendasit, ndërsa Kosova ishte më shumë një “spektatore pa pagesë”.

Që në minutën e 22 ishte Akanzhi ai që kërceu mbi debutuesin Avdullahu duke realizuar me kokë. Më pas, Embolo dyfishoi shifrat në 2-0 pas harkimit të bukur nga krahu, ndërsa Uidmer shënoi minutën e 39 dhe sërish Embolo në fundin e pjesës së parë.

Mbrojtja Vojvoda-Rrahmani-Dellova-Paqerada dhe portieri Muriç u treguan inekzistent në të 4 golat e pësuar, duke marrë edhe “faturën” e kësaj disfate.       

Në stadium ishte dhe mesfushori i dëmtuar i Milanit, Ardon Jashari, që do të kthehet në mes të nëntorit për kuqezinjtë.

Kosova i nis kualifikueset e Botërorit në mënyrën më

kosova zvicra kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje