TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 22:22

Shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg, autobusi përfundon në kanal

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg, autobusi

Ndeshja mes përfaqësueseve U-21 të Francës dhe Luksemburgut, e planifikuar të luhej sot, në Lorient, për kualifikueset e Europianit 2027, është shtyrë për në datën 3 tetor. Vendimi u mor pas një incidenti të ndodhur me autobusin e delegacionit luksemburgas, ngjarje që bëri të pamundur zhvillimin e takimit.

Sipas njoftimeve zyrtare, pesë futbollistë të Luksemburgut U-21 përfunduan në spital, por fatmirësisht dolën nga spitali pasi gjendja e tyre u vlerësua e mirë.

Autobusi, që po transportonte skuadrën nga stadiumi “Stade du Moustoir” drejt hotelit në Ploermel, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një problem shëndetësor i shoferit.

Shoferi, 53 vjeç, me nëntë vite shërbim, nuk kishte asnjë precedent aksidenti dhe ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt mjekësor. Kompania e transportit theksoi se ai kishte kaluar me sukses testet e alkoolit dhe drogës, duke përjashtuar këto si faktorë të mundshëm.

Federatat e të dy vendeve, në marrëveshje me UEFA-n, vendosën të shtyjnë ndeshjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e futbollistëve. Pavarësisht frikës fillestare, lajmi i mirë është se askush nga ekipi i Luksemburgut nuk pësoi lëndime serioze.

francë u-21 luksemburg u-21 kualifikueset e "euro 2027"

Lini një Përgjigje