TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 19:53

Plas sherri në Prishtinë, grushte dhe karrige kokës para ndeshjes Drita-Kopenhagen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Prishtinë, grushte dhe karrige kokës para ndeshjes

Drita do të masë forcat me Kopenhagenin në orën 20:00. Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Nga Prishtina raportohet për përplasje mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagenit. Më tepër se 200 tifozë të klubit danez kanë udhëtuar për ndeshjen e sotme.


Në pamjet e publikuar vihen re forcat policore. Kujtojmë se Drita e ka humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy skuadrave. Në rast eliminimi, kampionët e Kosovës do e vijojnë rrugëtimin e tyre në turin e tretë të Ligës së Europës.

drita kopenhagen champions league

Lini një Përgjigje