TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 18:46

Drita kërkon surprizën e madhe përballë Kopenhagenit, danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme

Shkruar nga Pamfleti

Drita kërkon surprizën e madhe përballë Kopenhagenit,

Sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet ndeshja e kthimit për raundin e dytë eliminator në Champions League mes Dritës dhe Kopenhagenit.

Ndeshja e parë ka përfunduar 2-0 në favor të danezëve, të cilët fituan falë dy penalltive të shkaktuara nga mbrojtësi i Dritës, Redi Ovuka.

Pavarësisht se shanset janë të pakta, “Intelektualët” do të provojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të tentojnë kualifikimin për në raundin e tretë.

Kopenhagen nuk ka nxjerrë asnjë problem dhe ka respektuar legjislacionin në Kosovë, duke hequr logon e sponsorit të tyre kryesor Unibet. Në Kosovë janë të ndaluara me ligj reklamat e basteve dhe danezët e kanë respektuar më së miri këtë ligj.

Klubi danez ka bërë të ditur se do të jenë të pranishëm 75 tifozë të tyre në “Fadil Vokrri” dhe i ka falënderuar ata publikisht për mbështetjen në sfidën e sotme.

drita kopenhagen champions league

Lini një Përgjigje