
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar hapjen e procesit të aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, e cila do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Sipas njoftimit të FSHF-së, të gjithë tifozët e interesuar mund të aplikojnë përmes linkut të dedikuar për shortin e biletave Poloni – Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online.
Për të aplikuar, tifozët duhet fillimisht të regjistrohen në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo person ka të drejtë të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.
Procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur për 48 orë. Pas përfundimit të këtij afati, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.
Tifozët që do të përzgjidhen do të njoftohen përmes email-it dhe do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave. Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.
Pas konfirmimit të pagesës, tifozët do të marrin një link për të aksesuar biletat e tyre, të cilat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet të enjten, më 26 mars, në orën 20:45 në Varshavë dhe është e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
Lini një Përgjigje