Sport30 Maj 2023, 17:19

Portieri i PSG-së në rrezik për jetën pasi u godit nga kali, mesazhi prekës i bashkëshortes

Shkruar nga Pamfleti

Portieri i PSG-së në rrezik për jetën pasi u godit nga kali,

Kushtet shëndetësore të Serxhio Rikos vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim të madh. Portieri i PSG-së u rrëzua nga kali në Spanjë pak ditë më parë, duke pësuar dëmtime serioze në kokë. Duke qenë se edhe u shkel nga kali, ai u dërgua me helikopter në spital.

Riko, në fakt, pasi fitoi kampionatin francez kishte shkuar në pelegrinazhin fetar të Rocios. Atje ra nga shala e një kali të harbuar dhe gjendja e tij u shfaq menjëherë e rëndë. Për pasojë u shtrua me urgjencë në spital, madje u intubua nga mjekët, në gjendje vërtetë të rëndë.

Serxhio Riko është ende nën kujdesin intensiv në spitalin “Virgen de Rocìo”, gjendja e tij mbetet e rëndë. Aq sa, përmes profilit të saj në Instagram, bashkëshortja e Rikos, Alba Silva, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit me një mesazh prekës.

Një postim që portretizon një Riko që ende po lufton mes jetës dhe vdekjes: “Mos më lër vetëm, dashuria ime, sepse të betohem që nuk mundem, as nuk di të jetoj pa ty. Të presim jeta ime, ne të duam shumë”.

 

serxhio riko portieri i psg bashkëshortja