
Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Vlorës u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës mike.
Elbasanasit kaluan në avantazh shumë shpejt. Në minutën e 5-të, Xhonatan Lajthia realizoi golin e parë të sfidës, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Flamurtari pati mundësi të artë për të barazuar në pjesën e dytë, por Herald Marku gaboi dy herë radhazi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat 54 dhe 56, duke humbur shansin për të rikthyer skuadrën në lojë.
Vetëm shtatë minuta më pas, Elbasani shfrytëzoi momentin dhe dyfishoi shifrat sërish me Lajthinë, i cili realizoi golin e dytë personal në këtë takim. Flamurtari reagoi në minutën e 65-të me golin e Ramanit, duke ngushtuar diferencën, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Elbasani rikthehet në vendin e dytë të renditjes me 52 pikë, po aq sa edhe kryesuesja Vllaznia. Nga ana tjetër, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me 24 pikë.
Lini një Përgjigje