TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2023, 21:03

Pret ftesën nga Silvinjo, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat

Shkruar nga Pamfleti

Pret ftesën nga Silvinjo, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Arbër Hoxha vijon të shënojë në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi 25-vjeçar i cili kohët e fundit u pajis me pasaportën shqiptare dhe është në pritje të një ftese nga Silvinjo, gjeti mbrëmjen e sotme rrugën e rrjetës në duelin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku ishin të pranishëm plot 6 futbollistë shqiptarë, ndërkohë që Slaven Belupo, ku aktivizohet edhe Hoxha, triumfoi me rezultatin 1-3.

Hoxha zhbllokoi sfidën në minutën e 14, teksa ky ishte goli i katërt për të në 15 ndeshje, ku ka regjistruar edhe një asist. 

Vlen të theksohet fakti se te Lokomotiva e Zagrebit, titullarë ishin Mersinaj, Tuci dhe Smakaj, ndërkohë që te Slaven Belupo, vetëm Hoxha u aktivizua titullar, teksa dy shqiptarët e tjerë, Pllana dhe Kamberi e ndoqën sfidën nga stoli. 

Nga minuta e parë te Slaven Belupo luajti edhe ish-mesfushori i Egnatias, Agbekpornu. 

arbër hoxha sulmuesi shqiptar slaven belupo

Lini një Përgjigje