TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 17:49

Pronarët e PSG “hapin thesin” për lojtarët, 1 milionë euro për kokë nëse fitojnë trofeun e Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Pronarët e PSG “hapin thesin” për lojtarët, 1
milionat

PSG-ja ka vendosur një shpërblim të jashtëzakonshëm për futbollistët e saj përpara finales së Champions League kundër Arsenalit. Sipas raportimeve të mediave franceze, drejtuesit e klubit kanë premtuar një bonus prej rreth 1 milion eurosh për secilin lojtar në rast se skuadra arrin të triumfojë në ndeshjen vendimtare.

Finalja zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit dhe ky stimul financiar konsiderohet një motivim shtesë për futbollistët parisienë. Shuma e parashikuar është ndër më të lartat e raportuara ndonjëherë në futbollin europian për një finale klubesh.

PSG synon të ngrejë edhe një herë trofeun më prestigjioz në nivel klubesh në Europë. Në prag të sfidës, skuadra franceze konsiderohet favorite në letër, megjithatë rezultati do të vendoset në fushën e lojës.

Sipas të përditshmes franceze “L'Equipe”, bonusi prej afro 1 milion eurosh për lojtar është pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes klubit dhe përfaqësuesve të skuadrës. Negociatat për strukturën e shpërblimeve janë zhvilluar nga kapiteni Markinjos, si dhe Ashraf Hakimi, Osman Dembele dhe Vitinja.

Klubi kishte aplikuar një skemë të ngjashme shpërblimi edhe sezonin e kaluar, duke ruajtur të njëjtin nivel motivimi për futbollistët në prag të finales europiane.

psg pronarët e skuadrës franceze finalja e champions league

Lini një Përgjigje