
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Lindon Emërllahu, ka spikatur me paraqitjen e tij në kampionatin ukrainas, duke u bërë protagonist në ndeshjen e dytë me fanellën e Polisja Zhytomyr.
Në sfidën e zhvilluar në transfertë ndaj LNZ Çerkasit, skuadër që kryesonte renditjen para kësaj përballjeje, Polisja arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-3. Emërllahu shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 33-të, duke kontribuar drejtpërdrejt në këtë sukses.
Transferimi i 23-vjeçarit në Ukrainë u realizua për shumën e raportuar prej 1.5 milionë eurosh, të paguara nga Polisja Zhytomyr për ta marrë nga radhët e Kluzhit. Investimi duket se po justifikohet në fushë, pasi Emërllahu është aktivizuar si titullar në ndeshjet e para me skuadrën e re.
Pas kësaj fitoreje, Polisja Zhytomyr është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 36 pikë, pesë më pak se kryesuesit aktualë, Shakhtar Donetsk, duke forcuar pozitat në garën për kreun e kampionatit.
Lini një Përgjigje