TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 20:09

Protestë para selisë së FSHF-së, tifozët përplasen me policinë pas heqjes së simboleve të UÇK në "Air Albania" (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Protestë para selisë së FSHF-së, tifozët përplasen

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanelë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë.

Pamjet kur policia tërheq me forcë flamujt nga stadiumi, apo edhe largimi i tifozëve me bluzat e UÇK-së ishin të turpshme, me përgjegjësit që ishin organizatorët, në këtë rast FSHF-ja.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Siguria private dhe policia u përplasën me tifozët, ku nuk mungoi tensioni.

 

tifozët e kombëtares uçk

Lini një Përgjigje