TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2025, 16:55

PSG favorite për Champions League? Inzagi: Edhe Barca ashtu ishte, prisni surprizën e Interit

Shkruar nga Pamfleti

PSG favorite për Champions League? Inzagi: Edhe Barca ashtu ishte, prisni

Trajneri i Pizës, Filipo Inzagi i cili është edhe vëllai i trajnerit të Interit, Simones, në një intervistë për “La Stampa”, ka folur për finalen e Champions League, ku do të përballen zikaltrit me PSG-në.

Inzagi shprehet se pavarësisht se PSG-ja është favorite, zikaltërit do të sulmojnë dhe do kërkojnë trofeun.

 “Simone është një profesionist serioz dhe i përgatitur mirë, po flas si koleg. Do të doja të përqendrohesha në mënyrën e interpretimit të formacionit 3-5-2, një nga formacionet më të përdorura gjerësisht, por që Interi e përdor me një efektivitet të ndryshëm.

Spektakël i pastër, zikaltërit sulmojnë me kënaqësi. Rezultatet flasin vetë, ajo në fund të majit do të jetë finalja e tij e dytë e Ligës së Kampioneve në dy vjet. Kjo do të thotë se është në ADN-në tonë.

Unë gjithashtu do të jem në stadium, sigurisht.

PSG mund të duket favorite ashtu si edhe Barcelona, ​​​​por ishte Interi që kaloi në finale.

Donaruma po bën gjëra të jashtëzakonshme, e pashë të priste të paktën 6-7 gjuajtje që vetëm një si ai mund ta kishte bërë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje