TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 19:53

Ismajlit i skadon kontrata në fund të sezonit, Empoli surprizon mbrojtësin kuqezi në një nga ndeshjet më të rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

Ismajlit i skadon kontrata në fund të sezonit, Empoli surprizon

Ardian Ismajli është lider i Empolit ku luan prej vitit 2021. Plot 100 ndeshje të luajtura me klubin e Serisë A, që vendosi t’i dhurojë edhe një fanelë speciale.

Zëvendëspresidentja dhe CEO, Rebeka Korsi, i dhuroi fanelën Ismajlit para ndeshjes me Parmën. Fitorja 2-1 ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Ismajlit, që po lufton për mbijetesë dhe në rast se ekipi bie në Serinë B, rrugët e tij dhe klubit toskan do të ndahen.

Aktualisht Empoli mban vendin e parafundit në renditje. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në Serinë A.

Ismajli ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare është në pikëpyetje.

Ismajlit i skadon kontrata në fund të sezonit, Empoli surprizon

ardian ismajli mbrojtësi kuqezi empoli

Lini një Përgjigje