Sport20 Gusht 2023, 18:27

Kupa e Shqipërisë vjen me formulë të re, zbulohen çiftet për sezonin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë vjen me formulë të re, zbulohen

Kupa e Shqipërisë, ndryshe nga sezonet e më parshme, pësoi ndryshime në strukturë dhe nga ky 27 shtator kur është përcaktuar edhe nisja do të vijë me një formulë të re. “Panorama Sport” zbulon përballjet e para dhe si do të luhet Kupa e Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Ajo do të përbëhet nga faza paraeliminatore dhe faza eliminatore. 

Në fazën paraeliminatore do të marrin pjesë ekipet e renditura në vendin e 7, 8, 9 të Kategorisë së Dytë Grupi A të sezonit 2022-2023 si dhe vendet e 7, 8, 9, 10 të Kategorisë së Dytë Grupi B të sezonit 2022-2023 si dhe ekipi Kampion i Kategorisë së Tretë sezoni 2022-2023. Ndeshjet në ketë tur do të zhvillohem me një takim. Për këto ndeshje vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 28 pika a,b,c,d,e. 

Ne fazën eliminatore do të marrin pjesë: 
a. 4 (katër) ekipet e kualifikuara nga faza paraeliminatore; 
b. 10 (dhjetë) ekipet e “Abissnet Superiore” sezoni 22/23 
c. 14 (katërmbëdhjetë) ekipet e Kategorisë së Parë sezoni 22/23; 
d. 6 (gjashtë) ekipet e renditura në vendin e 1 (parë), 2 (dytë), 3(tretë),4 (katërt), 5 (pestë) dhe të 6 (gjashtë) Kategoria e Dytë Grupi A sezoni 22/23; e. 6 (gjashtë) ekipet e renditura në vendin e 1(parë), 2(dytë), 3(tretë),4 (katërt),5 (pestë) dhe të 6 (gjashtë) Kategoria e Dytë Grupi B sezoni 22/23; Ndeshjet e Turit 1/32, 1/16 dhe 1/8 do të zhvillohen me 1 (një) takim. 

Ndeshjet e Turit ¼ dhe ½ do të zhvillohen me 2 (dy) takime. Për të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 28, pika a,b,c,d,e. Rregulli i golit në fushën kundërshtare nuk është më i vlefshëm në rast se diferenca e golave është e njëjtë. 

A. TURI I PARË PARAELIMINATOR 

Ndeshjet date 27.09.2023 
• Ekipi i renditur në vendin e 7-të në Kat.II Grupi A do të ndeshet me ekipin kampion të Kategorisë së Tretë. 

Iliria-Adriatiku 
• Ekipi i renditur në vendin e 8-të në Kat.II Grupi A do të ndeshet me ekipin i renditur në vendin e 9-të në

Kat.II Grupi A 

Murlani-Gramshi 

• Ekipi i renditur në vendin e 7-të në Kat.II Grupi B do të ndeshet me ekipin i renditur në vendin e 10-të në Kat. II Grupi B 

Shkumbini-Albanet 
• Ekipi i renditur në vendin e 8-të në Kat.II Grupi B do të ndeshet me ekipin i renditur në vendin e 9-të në

Kat.II Grupi B 

Delvina-Maliqi 
• Për përcaktimin e ekipeve të listuara në vendet B13, B14, B15 dhe B16 do të hidhet short pas zhvillimit të turit paraeleminator. 

• Në rast se gjatë ndeshjeve “play out” 22/23 ekipi i Kategorisë së Dytë do të zbresë në Kategorinë e Tretë, vendin për të marrë pjesë në turin paraeleminator të Kupës së Shqipërisë do ta përfitojë ekipi i finalist i kategorisë së tretë. 

b. Turi i Dyte 1/32 

Skema e ndeshjeve turi 1/32 

Date 18.10.2023 

Ekipi 1 (Vendës) Ekipi 2 (Mik) Çifti 

A1 Bylis vs B16 Paraeleminator C1 

A2 Kastrioti vs B15 Paraeleminator C2 

A3 Skënderbeu vs B14 Paraeleminator C3 

A4 Dinamo vs B13 Paraeleminator C4 

A5 Flamurtari vs B12 Luftëtari C5 

A6 Tomori vs B11 Shënkolli C6 

A7 Korabi vs B10 Devolli C7 

A8 Apolonia vs B9 Naftëtari C8 

A9 Luz i Vogël 2008 vs B8 Butrinti C9 

A10 Besa vs B7 Sopoti C10 

A11 Lushnja vs B6 Labëria C11 

A12 Burreli vs B5 Valbona C12 

A13 Oriku vs B4 Pogradeci C13 

A14 Turbina vs B3 Veleçiku C14 

A15 Besëlidhja vs B2 Elbasani C15 

A16 Tërbuni vs B1 Vora C16 
  
c. Turi i Trete 1/16 

Skema e ndeshjeve turi 1/16 Date 06.12.2023 

Ekipi 1 Ekipi 2 Çifti 

C1 vs C16 D1 

C2 vs C15 D2 

C3 vs C14 D3 

C4 vs C13 D4 

C5 vs C12 D5 

C6 vs C11 D6 

C7 vs C10 D7 

C8 vs C9 D8 
  
d. Turi i Katërt 1/8 
Date 24.01.2023 

Skema e ndeshjeve turi 1/8 

Ekipi 1 (Vendas) Ekipi 2 (Mik) 

Partizani vs D8 E 1 

Tirana vs D7 E 2 

Egnatia vs D6 E 3 

Vllaznia vs D5 E 4 

Laçi vs D4 E 5 

Teuta vs D3 E 6 

Kukësi vs D2 E 7 

Erzeni vs D1 E 8 
  
e. Turi i Pestë – Për përcaktimin e çifteve çerek finaliste hidhet short i lirë ndërmjet 8 (tetë) ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ekipet e kualifikuara E1,E2,E3 dhe E4 do të jenë në vazon nr.1, ndërsa ekipet e kualifikuara E5,E6,E7 dhe E8 do të jenë në vazon nr.2. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon nr.2. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. 

f. Turi i gjashtë – Për përcaktimin e çifteve gjysmë finalistë hidhet short i lirë ndërmjet 4 (katër) ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. 

g. Finalja e Kupës së Shqipërisë – Ekipi pritës për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë do të përcaktohet me short të lirë. Stadiumi ku do të zhvillohet finalja e kupës se Shqipërisë do të përcaktohet nga FSHF-ja. 

kupa e shqipërisë