Sport20 Gusht 2023, 17:41

Fituan për herë të parë në histori Botërorin e Fenmrave, Spanja mbush xhepat, zbulohet shuma që arkëtuan iberiket, edhe Anglia “nuk del thatë”

Shkruar nga Pamfleti

Fituan për herë të parë në histori Botërorin e

Kupa e Botës në Futboll për Femra 2023, e cila u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re, do të jetë përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të futbollit iberik. Për herë të parë në histori, Spanja është shpallur kampione e botës. 

Ajo u përball me Anglinë, një skuadër që është shumë më e mësuar për të arritur këto faza të avancuara në turnetë e futbollit për femra. Mirëpo, në iluzion nuk mundën dot spanjlolet. 

Sa para fiton kampioni i Kupës së Botës për femra 2023? Nuk ka dyshim që FIFA ka investuar shumë në futbollin e femrave këtë vit. Ajo vendosi të rrisë çmimin për këtë Botëror në 150 milionë euro, krahasuar me edicionet e mëparshme është një rritje e madhe. Në Botërorin e kaluar, çmimi ishte tre herë më pak dhe në vitin 2015 ishte dhjetë herë më pak. Prandaj, investimi është dukshëm superior. 

Kjo do të thotë, se Spanja si kampione e Botës do të marrë 3.9 milionë euro, ndërsa  skuadra angleze 2.71 milionë euro. Suedia dhe Australia, skuadrat që garuan dje për vendin e tretë dhe të katërt, kanë marrë përkatësisht 2.34 dhe 2.2 milionë euro, që kur Suedia mori medaljen e bronztë. 

Mirëpo, pavarësisht se FIFA ka vënë baste të mëdha për futbollin e femrave në këtë Botëror, krahasuar me edicionet e mëparshme, diferenca me futbollin e meshkujve vazhdon të jetë e paimagjinueshme. Në Botërorin e kaluar në Katar u ndanë 440 milionë euro si çmime. Kjo do të thotë, 65% më shumë se në Kupën e Botës për Femra. 

Sa para fitojnë lojtarët kampionë të Kupës Botërore të Futbollit të Femrave 2023? Ndërsa skuadra kampione e Botërorit merr 3.9 milionë euro, çdo lojtare e kombëtares që ka fituar Kupën e Botës do të marrë 242 mijë euro. Në rastin e nënkampionëve marrin nga 175 mijë euro secila. 
 

spanja botërori i femrave fifa