Sport21 Shkurt 2023, 22:43

Reali mposht me “manita” Liverpulin, mbrëmje e ‘çmendur’ në “Anfield Road”, Napoli spektakolar edhe në Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Reali mposht me “manita” Liverpulin, mbrëmje e

Përfundojnë dy ndeshjet e fazës së 1/16 të Champions League. Liverpuli është shpartalluar nga Reali i Madridit, teksa është mundur me rezultatin e thellë 2-5 në “Anfield Road”.

“Të kuqtë” zhbllokuan shifrat në minutën e 4. Ishte Darvin Nunjez, i cili me një gol spektakolar me thembër mposhti portierin madrilen.

Në minutën e 14, djemtë e Jurgen Klop dyfishoi shifrat. Kurtua bërti një supergafë pas një kthimi të Karvahal te portieri belg që stopoi me gjoks, por më pas me gju u ngatërrua dhe topi iu fal Salah që nuk gaboi.

Reali reagoi dhe në minutën e 21 shkurtoi diferencën me një të djathtë të mrekullueshme të Vinisius Zhunior që shënoi gol të vërtetë të pabesueshëm në hyrje të zonës, pasi kombinoi me Benzemanë dhe mposhti Alison Beker.

15 minuta më vonë, madrilenët barazuan rezultatin. Sërish një gafë, sepse pas gafës së Kurtua, ishte gabimi i Alison Beker që tentoi të largonte topin, por e përplasi me trupin e Vinisius Zhuniuor dhe topi përfundoi në rrjetë.

Në fillimin e pjesës së dytë, një goditje dënimi e fituar nga Vinisius Zhunior u krosua në mënyrë të përkryer te shtylla, ary ku Militao i shpëtoi mbulimit dhe ndëshkoi me kokë, duke heshtur “Anfield Road”.

Pikërisht, kur Liverpuli po tentonte të reagonte, erdhi goli i Karim Benzema me devijimin e pafat të Gomez i ndryshoi trajektoren topit që përfundoi në rrjetë me Alisonin e dorëzuar.

Reali nuk u ndal dhe u tall me mbrojtjen e Liverpulit duke finalizuar një kundersulm perfekt me Vinisius që asistoi për Benzema që uli në gjunjë portierin Alison, duke e shmangur dhe duke shënuar golin e pestë.

Me këtë fitore të thellë, Reali hedh një hap të sigurtë drejt fazës së 1/8, ndërsa Liverpuli detyrohet t’i thotë lamtumirë kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Ndërkohë, ndeshja tjetër, Eintraht Frankfurt-Napoli është mbyllur me fitoren e italianëve me rezultatin e pastër 0-2. Osimhen zhbllokoi sfidën në minutën e 40, ndërsa Xhovani Di Lorenco vulosi shifrat përfundimtare me golin e realizuar në minutën e 65.

Kujtojmë që në minutën e 36, Kvartshkelia humbi një 11-metërsh për skuadrën e Napolit.

liverpul real madrid champions league napoli eintraht frankfurt