TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2023, 21:16

Gasperini merr në ekipin e parë talentin e Atalantës, 18-vjeçari pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Gasperini merr në ekipin e parë talentin e Atalantës,

Endri Muhameti është afrimi më i fundit i Atalantës në ekipin e parë. 18-vjeçari shqiptar është grumbulluar nga Gasperini me ekipin e bergamaskëve. Fundjavën që lamë pas, shqiptari ishte në stol në humbjen që skuadra e tij pësoi 1-2 me Leçen.

I dalë nga moshat e Atalantës, Muhameti është kapiteni i U-19 në Bergamo, duke marrë kështu një ftesë besimi nga trajneri i ekipit të parë. Në rolin e mesfushorit të qendrës, 18-vjeçari po hedh hapa të rëndësishëm, duke shpresuar se do ketë minuta me Atalantën, për të treguar aftësitë e tij.

Djaloshi ka qenë pjesë e moshave U-16 të Italisë, ndërsa nga shtatori 2022 u bashkua me U-19 dhe më pas me U-21 e Shqipërisë, paçka moshës së tij më të re.

endri muhameti kapiteni i u-19 tek atalanta

Lini një Përgjigje