TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 18:16

Rei Manaj heq dorë nga milionat arabe për rikthimin në Superligë, mban gjallë ëndrrën e klubit të bllokuar nga FIFA

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj heq dorë nga milionat arabe për rikthimin në

Rei Manaj mungoi sot për të dytën ndeshjen radhazi te Sharjah FC. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol në transfertën e Al Dhafrës. Një takim që kishte vlerë për javën e 14 të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe u mbyll me fitoren 0-2 të Sharjah FC.

Manaj duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar përfundimisht. Dëshira e tij mbetet rikthimi te Sivaspori në Turqi, edhe pse u raportua se destinacioni i ri do të jetë Kina.

28-vjeçari i ka kërkuar 2 kushte tifozit për t’u rikthyer në klubin e Superligës turke.

E para ka të bëjë me pritjen në aeroport nga 2000 mijë persona dhe tjetra, riorganizimi te Sivaspori, me qëllim ngjitjen në elitë. Sakrificat e Manajt për rikthim flasin shumë, i gatshëm të heq dorë nga 3.9 milionë euro paga të prapambetura.   

Interesant është fakti se Sivaspori mbetet i bllokuar nga FIFA. Zhbllokimi pritet nga dita e nesërme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by birazz futbol (@birazzfutbol)

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje