TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 21:35

Rei Manaj rrëfen rrugëtimin në futboll dhe zbulon pagën: Me rrogën e parë që mora hoqa mamanë nga puna

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj rrëfen rrugëtimin në futboll dhe zbulon pagën: Me

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka ndarë detaje nga jeta dhe karriera e tij në një intervistë ekskluzive në emisionin “Opinion” në “TV Klan”, ku ka rrëfyer për fillimet, sfidat dhe arritjet në futbollin profesionist.

Një nga momentet më domethënëse për të, sipas Manajt, ishte marrja e rrogës së parë si futbollist profesionist në moshën 16-vjeçare. Ai u shpreh se vendimi i parë që mori ishte të ndihmonte familjen.

Kur mora rrogën e parë, që ishte 6 mijë euro në muaj, vendosa ta heq mamanë nga puna. I thashë që nuk kishte më nevojë të punonte”, deklaroi ai.

Manaj foli gjithashtu për rrugëtimin e tij sportiv, duke nisur që nga fëmijëria. Ai tregoi se ka filluar të luajë futboll që në moshën 6-vjeçare, ndërsa në moshën 3-vjeçare u zhvendos me familjen drejt Italisë në kushte të vështira emigrimi. Sipas tij, fillimisht u kthyen në Shqipëri, ndërsa më pas u rikthyen sërish në Itali, ku u vendosën në Romë dhe më pas në Piaçenca.

Karriera e tij mori drejtim profesional në Itali, ku fillimisht u aktivizua me ekipet e moshave dhe më pas me klubin e Piaçencës. Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij, sipas Manajt, ka pasur trajneri Xhixhi Simoni.

Në moshën 16-vjeçare ai firmosi kontratën e parë profesionale me Kremonezen, ndërsa vetëm një vit më vonë u transferua tek Interi.

Nuk ishte e lehtë, sepse tek Interi kishte emra shumë të mëdhenj”, u shpreh ai, duke shtuar se më pas vijoi karrierën në disa klube të tjera, përfshirë Peskarën dhe më vonë në Spanjë, ku luajti me Albaseten dhe Barcelonën.

Sa i përket Kombëtares, Manaj vlerësoi ecurinë e ekipit në eliminatore dhe veçoi golin e tij ndaj Serbisë si një moment të rëndësishëm, por theksoi se më e rëndësishmja ishte fitorja dhe tre pikët e marra në atë ndeshje.

Çdo eksperiencë më ka ndihmuar të rritem si lojtar dhe si njeri”, përfundoi ai.

rei manaj sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje