Sport 3 Maj 2023, 19:13

Revista “Forbes” publikon listën, kush janë 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

Shkruar nga Pamfleti

Revista “Forbes” publikon listën, kush janë 10

Kristiano Ronaldos është shpallur sportisti më i paguar në botë sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista amerikane “Forbes”.

Portugezi ka siguruar 136 milionë dollarë ose rreth 127 milionë euro. Nga kjo shumë kolosale prej 124 milionë eurosh, rreth 42 milionë euro, Kristiano Ronaldo i ka siguruar në fushë. Ndërkaq, pjesa tjetër, rreth 82 milionë euro, ai i ka siguruar nëpërmjet kontratave të ndryshme të sponsorizimit.

Në listën e publikuar nga “Forbes”, tri vendet e para zihen nga futbollistët. Pas Kristiano Ronaldos, menjëherë vjen Lionel Mesi, i cili fiton 118 milionë euro në sezon. Treshja e parë kompletohet nga ylli tjetër i Paris SG-së, Kilië Mbape, që fiton afërsisht 109 milionë euro.

Ja “Top 10” sportistët më të paguar sipas "Forbes":

1. Kristiano Ronaldo (Futboll, Al-Nassr): 136 milionë dollarë (124 milionë €)
2. Lionel Mesi (Futboll, PSG): 130 milionë dollarë (118 milionë €)
3. Kilian Mbape (Futboll, PSG): 120 milionë dollarë (109 milionë €)
4. LeBron Xhejms (Basketboll, Los Angeles Lakers): 120 milionë dollarë (109 milionë €)
5. Kanelo Alvarez (Boks, MEX): 110 milionë dollarë (100 milionë €)
6. Dastin Xhonson (Golf, LIV): 107 milionë dollarë (97 milionë €)
7. Fil Mikelson (Golf, LIV): 107 milionë dollarë (97 milionë €)
8. Stefën Kerri (Basketboll, Golden State Warriors): 100 milionë dollarë (91 milionë €)
9. Roxher Federer (Tenis, SUI): 95 milionë dollarë (86 milionë euro)
10. Kevin Durant: (Basketboll, Brooklyn Nets): 89 milionë dollarë (81 milionë euro)

kristiano ronaldo lionel mesi kilian mbape sportistët më të paguar