Sport26 Prill 2023, 18:11

Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez drejt divorcit, ja shuma që mund të përfitojë bashkëshortja e yllit portugez

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez drejt divorcit, ja shuma që mund të

Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Xheorxhina shfaqen çdo ditë në faqet e para të të përditshmeve sportive në të gjithë botën.

Ndonëse disa tabloide nga Anglia shkruajnë prej ditësh se lidhja e tyre është në krizën më të madhe në gjashtë vitet e fundit, lind pyetja, a është vërtetë kështu? Dyshohet se Kristiano Ronaldo është zemëruar me të zgjedhurën e tij, Xheorxhina Rodriguez, për shkak të arrogancës dhe shpenzimeve të tepërta. Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy.

Marrëdhënia mes futbollistit të PSG-së, Ashraf Hakimi dhe bashkëshortes së tij Hiba Abuk, e cila kërkon 50 për qind të pasurisë së tij për divorc, i detyroi gazetarët nga Portugalia të merren me një skenar të ngjashëm lidhur me Ronaldon dhe Xheorxhinën.

Marokeni i transferoi të gjitha paratë në llogarinë e nënës së tij Saida Muh, kështu që aktorja tuniziane mbeti duarbosh. Tashmë Hakimi është nën kritikat e mediave, pasi shumë pyesin pse ai sillet në këtë mënyrë ndaj një gruaje që është nëna e fëmijëve të tyre. Mesa duket avokatët e tyre do të takohen për një zgjidhje jashtëgjyqësore. Hiba kërkon 10.000.000 euro, kurse Hakimi ofron pesë herë më pak.

Nga ana tjetër, mediat portugeze shkruajnë se Xheorxhina Rodriguez do të merrte më shumë se 35 për qind të pasurisë së Kristiano Ronaldos nëse ndahej me portugezin. Jo zyrtarisht, pasuria e Ronaldos vlerësohet në më shumë se një miliard euro.

Në atë rast, Xheorxhina do të merrte më shumë se 350.000.000 euro. Nuk duhet harruar se spanjollja është nënë e dy fëmijëve që ka nga lidhja me Kristiano Ronaldon.

Pretendohet se Kristiano prej disa kohësh është i pakënaqur që Xheorxhina vendosi të fokusohej vetëm te vetja dhe biznesi i saj, duke lënë pas dore atë dhe fëmijët. Ai është veçanërisht i frustruar nga shpenzimet e saj të mëdha të parave kur shkon në pazar.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez xheorxhina rodrigez