TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Prill 2023, 16:36

Bileta falas për tifozët e tyre, ideja revolucionare e klubit gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Bileta falas për tifozët e tyre, ideja revolucionare e klubit gjerman

Fortuna Dyseldorf ka hartuar një plan, ndonëse nuk e ka prezantuar zyrtarisht, ku synon që nga sezoni i ardhshëm të ofrojë bileta falas për tifozët e saj.

Informacioni bëhet i ditur nga “Bild”, i cili bën me dije se drejtuesit e klubit që garon në Bundesligën 2, niveli i dytë i futbollit gjerman, i kanë dërguar tashmë një letër bashkëpunëtorëve të tyre, ku kanë treguar synimin e tyre për të ecur përpara me një plan revolucionar, i quajtur 'Fortuna para të gjithave'. Mbajtësit vjetor të vendeve do të kenë përparësi në rezervimin e biletave.

Fortuna Dyseldorf synon të kompensojë të ardhurat e humbura, duke gjetur partnerë dhe duke rritur sponsorizimet. Stadiumi ‘Merkur Spiel-Arena’ ka një kapacitet prej rreth 54.000 vendesh, por Fortuna Dysseldorf ka qenë larg regjistrimit të një 'shtëpie të plotë'.

Duhet theksuar se Fortuna Dyseldorf zë vendin e gjashtë në Bundesligën 2, me 47 pikë.

fortuna dyseldorf skuadra gjermane

Lini një Përgjigje