Sport26 Prill 2023, 15:53

21 gola me ekipin e Granadës, një tjetër ekip i madh futet në garë për Myrto Uzunin

Shkruar nga Pamfleti

21 gola me ekipin e Granadës, një tjetër ekip i madh futet

Myrto Uzuni ka bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke realizuar 21 gola me ekipin e Granadës dhe kryesuar në renditjen e golashënuesve më të mirë në La Liga 2. Sulmuesi 27-vjeçar po kërkohet nga shumë skuadra, teksa së fundmi në garë është futur edhe Sevija.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevija e ka ndjekur në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë në merkaton e verës. Megjithatë, për blerjen e sulmuesit shqiptar, skuadar andaluze shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë, teksa për momentin ndodhet në vendin e tretë, por shumë pranë dy vendeve të para, që ngjiten direkt.

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse Granada ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.

Shpenzim që Sevija nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin, i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Europa League dhe është sërish në gjysmëfinale.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare sevija