
Formacioni më i mirë për vitin 2022 u shpall për herë të parë pas 16-vitesh pa emrin e Kristiano Ronaldos.
Eventi “The Best FIFA Football Awards”, të mbajtur të hënën në mbrëmje, përveç çmimeve individuale, është zbuluar edhe formacioni më i mirë i vitit, siç ndodh çdo vit.
Për herë të parë që nga viti 2006, ylli portugez nuk është përfshirë në këtë skuadër. Nga ana tjetër, rivali i vetëm i Kristiano Ronaldos, argjentinasi Leo Mesi, zë vendin e parë në histori me 16 përfshirje në këtë skuadër, ndërsa portugezi mbetet me 15 të tilla.
Lini një Përgjigje