TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2023, 15:56

FIFA “The Best”/ Ja kë votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës për çmimin prestigjioz

Shkruar nga Pamfleti

FIFA “The Best”/ Ja kë votuan kapitenët dhe trajnerët

Lionel Mesi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris.

Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kilian Mbape.

Po si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës?

Silvinjo, Alen Zhires, Etrit Berisha dhe Amir Rrahmani, nuk kishin dyshime në lidhje me më të mirin.

Të katërt zgjodhën Lionel Mesin si preferencën kryesore. Trajneri i kombëtares kuqezi futi edhe Nejmarin, bashkëpatriotin e tij, në treshe.

Ndërkohë, portieri Etrit Berisha, përveç “Pleshtit” votoi për Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Ndër të preferuarit e Rrahmanit, i cili po shkëlqen me Napolin, nuk mungoi Vinisius Zhunior, ylli i Realit të Madridit.

Shqipëria

Etrit Berisha: Lionel Mesi, Erling Haland, Kilian Mbape.

Silvinjo: Lionel Mesi, Karim Benzema, Nejmar.

Kosova

Amir Rrahmani: Lionel Mesi, Kilian Mbape, Vinisius Zhunior.

Alen Zhires: Lionel Mesi, Karim Benzema, Kilian Mbape

etrit berisha silvinjo alen zhires amir rrahmani "fifa the best"

Lini një Përgjigje