TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 14:53

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
Edicioni infiormativ

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Protesta para Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shoqërua me dorëzimin e “The Albanian Files”, ndërsa qytetarët kërkuan hetime ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, dëshmitë e pasagjerëve në një aksident me minibus në Pogradec ngrenë dyshime për një kolaps shëndetësor të shoferit 36-vjeçar, ndërsa një tjetër aksident zbuloi se viktima 32-vjeçare kishte vjedhur automjetin pak para ngjarjes.

Në GJKKO vijojnë zhvillimet e forta, ku Ilir Selmani përballet me kërkesën e SPAK për 28 vite burg, ndërsa një kryebashkiake u shpall e pafajshme për akuzat e përdorimit të funksionit publik në zgjedhje.

Në nivel institucional, SPAK kërkon strategji të re kundër krimit zgjedhor, ndërsa Policia e Shtetit bëri ndryshime në disa drejtime komisariatesh.

Në fushën e kriminalitetit, u raportuan raste shpërndarjeje droge në Durrës, hetime për atentate në Pogradec dhe një raport i Europol që përmend rrjete shqiptare në trafikun e kokainës dhe mashtrimet me call center që kanë shkaktuar dëme miliona euro.

Në Greqi, disa sulme të koordinuara ndaj drejtuesve të partisë në pushtet kanë vënë në alarm autoritetet dhe Antiterrorin.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje