TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 15:27

Rrufeja godet lojtarët në fushë, humb jetën një futbollist; plagosen 5 të tjerë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrufeja godet lojtarët në fushë, humb jetën një

Tragjedi në Peru. Mbrojtësi 39-vjeçar Hoze Hugo de la Kruz Mesa ndërroi jetë, pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes së kampionatit ndërmjet Juventud Belavista dhe Familia Çoka, takim ky i mbajtur në Huankajo.

Për shkak të shiut të dendur, arbitri kishte ndërprerë ndeshjen dhe skuadrat po ktheheshin në dhomat e zhveshjes, teksa momentet fatale janë filmuar edhe nga kamerat e stadiumit. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Peru, disa futbollistë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie, ndërsa portieri Huan Çoka është në gjendje të rëndë.

Lojtarët Erik Estiven Çente Kujor, Jozef Gustavo Pariona Çoka dhe Kristian Sezar Pitui Çahuana janë nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja paraqitet e qëndrueshme.

hoze hugo de la kruz mesa mbrojtësi peruan

Lini një Përgjigje