TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 15:39

“Serioz dhe konkret, e respektoj shumë”, ish-futbollisti italian nuk kursen elozhet për Taren: I lumtur ta shoh me uniformën kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Serioz dhe konkret, e respektoj shumë”, ish-futbollisti

Igli Tare është shumë pranë emërimit si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari duket se është në rrugën e duhur për të marrë postin e rëndësishëm te gjiganti i futbollit italian.

Ndërkohë që për këtë situatë ka folur ish-futbollisti italian, Oskar Damiani. Ky i fundit në rubrikën “A tu per tu” nuk i ka kursyer elozhet për Taren, duke thënë se është i lumtur për shqiptarin që do të marrë këtë rol te Milani, duke e cilësuar si person serioz dhe konkret.

Igli Tare? E respektoj shumë, është një person serioz, i përgatitur dhe konkret. Nuk i pëlqen të duket, por të jetë konkret. Si tifoz i Milanit do të isha i lumtur ta shihja me uniformën kuqezi. A janë lidhur profile të tjera me Milanin? Unë jam gjithmonë për ata që e njohin kampionatin italian, historinë tonë, mentalitetin tonë. Do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, tha Damiani.

oskar damiani ish-futbollisti italian igli tare

Lini një Përgjigje