
Europiani U-17 që po organizohet në Shqipëri sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që kanë dërguar skaut nga e gjithë Europa për të ndjekur disa futbollistë dhe piketuar talentet e së ardhmes duke qenë se janë kombëtaret më të forta në fushë.
Dhe, sigurisht, ka disa emra që bien në sy dhe konsiderohen si yjet e turneut, por që janë nën kontrata adoleshentësh me shumë skuadra top në Europë, mes tyre Arsenali dhe mes tyre një emër: Maks Douman, vetëm 15 vjeç. Ai konsiderohet si lideri dhe ylli i Anglisë U-17 dhe mban numrin “10”.
Dowman’s ball carrying >>>>>
— Ben Mattinson (@Ben_Mattinson_) May 20, 2025
????: @FillyLFCpic.twitter.com/PgJZmtSuye
Anglia ka debutuar sot në Rrogozhinë, në stadiumin e Egnatias, ndaj Belgjikës, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe publiku menjëherë ka vlerësuar detajet dhe sidomos talentin e djaloshit që është mesfushor që ka një hap të jashtëzakonshëm, teknikë, driblime por edhe vizion loje, edhe pse shpeshherë është egoist për të finalizuar aksionet vetë.
Max Dowman goes on a dazzling run but the keeper makes a strong save. pic.twitter.com/jwe2aMLyyb
— Will Balsam (@willbalsam) May 20, 2025
Përpara disa kohësh ai u stërvit me ekipin e parë të Arsenalit dhe Arteta e ka në sy, sepse nuk dëshirojnë ta humbasin, aq sa Rajs tha se për moshën e tij “Maks është një planet tjetër, shumë më lart se çdo bashkëmoshatar dhe e shoh të ardhmen e Anglisë”.
Max Dowman's burst and ball carrying is another gear. Defenders can't keep track of which way he's going. 1-man wrecking ball. pic.twitter.com/n9oUtrfyc3
— Will Balsam (@willbalsam) May 20, 2025
Lini një Përgjigje