
Anglia dhe Belgjika e kanë nisur me barazim eksperiencën e tyre në Europianin U-17. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol në “Arena Egnatia”.
Kjo ndeshje dhuroi spektakël, ndërsa Anglia kaloi në avantazh në minutën e 12. Gomes ishte ai që dërgoi topin në rrjetë për anglezët.
Belgët nuk u dorëzuan në nisjen e këtij rrugëtimi. Barazimi erdhi nga një supergol i minutës së 49.
Fernandez dërgoi topin në rrjetë duke befasuar direkt nga goditja e dënimit. Kështu të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë në Rrogozhinë.
Anglia dhe Belgjika janë në grup me Italinë dhe Çekinë. Kujtojmë se është hera e parë që Shqipëria organizon një kompeticion të këtij niveli.
Lini një Përgjigje